Atentati me tritol, lëvizja e gabuar e të “dyshuarit”, çfarë pikasën kamerat e 30 bizneseve

schedule13:25 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 24 Shtator, 2020

Prokuroria ka një të dyshuar për atentatin me lëndë shpërthyese që iu bë Preng Gjinit, mbrëmjen e 15 shtatorit në Tiranë.

Mësohet se personi i dyshuar për tritolin është rreth moshës 30 vjeç.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të rreth 30 bizneseve në zonë janë fiksuar lëvizjet e tij.

Një nga kamerat e ka kapur personin e dyshuar afër lokalit ku pinte kafe Preng Gjini para ngjarjes.

LEXO edhe: Atentati me tritol në Tiranë, Prokuroria drejt zbardhjes së plagosjes së Preng Gjinit

Në lidhje me këtë detaj është marrë në pyetje stafi i lokalit dhe kamerierët.

Një prej tyre ka deklaruar se ky person (i dyshuari) i kishte folur në gjuhën italiane, por nuk e kishte kuptuar se çfarë i kishte thënë.

Por pavarësisht kësaj, edhe pse ka fol në gjuhë të huaj, grupi hetimor pretendon se është shtetas shqiptar dhe me origjinë nga Rrësheni.

Për ecurinë e çështjes, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka thërritur këtë të enjte në takim krerët e Policisë së Tiranës.

Hetuesit dyshojnë se përplasjet mes tyre kanë nisur në Itali për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes Gasper Reçit dhe Preng Gjinit.

N.D./abcnews.al