Atentati me tre viktima në Memaliaj/ Shoqërohen 25 persona, policia kontrolle në jug të vendit

schedule11:31 - 22 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 22 Korrik, 2024

Mbi 25 persona janë shoqëruar për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me vrasjen e trefishtë që tronditi Memaliajn, ku objektiv ishte babai i Andrea Kalemit, por plumbat nuk kursyen edhe dy të pafajshëm.

Policia dhe forcat speciale vijojnë kontrollet e shumta në terren në të gjitha qytetet e jugut dhe mendohet se autorët janë dy persona, të cilët disa orë pas ngjarjes dogjën automjetin në fshatin Bejaj të Gjirokastrës.

Grupi hetimor nuk ka mundur të marrë ende në pyetje të mbijetuarin e vetëm të atentatit me tre viktima, 57-vjeçarin Artur Kalemi, i cili si pasojë e plumbave ka marrë dy plagë një në këmbë dhe një kraharor, ndërsa ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve në shërbimin e reanimacion. Dëshmia e 57-vjeçarit, i cili ka parë të gjithë skenën pasi ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me vëllain e tij, shënjestrën e atentatit Shyqyri Kalemin do të ndihmonte grupin hetimor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20. Sipas grupit hetimor shënjestër e këtij atentati ishte shyqyri kalemi, baba ii Andrea Kalemi, person me precedentët të theksuar, i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Autorët të cilët lëviznin me një automjet tip ‘BMW’ hapën zjarr në drejtim të lokalit që ndodhet në qendër të Memaliajt, duke lënë të vdekur në vend 74 vjeçarin, ndërsa u plagos vëllai i tij, Artur Kalemi që ndodhej në të njëjtën tavolinë me të.

Fatkeqësisht të vdekur në këtë ngjarje mbetën edhe Gledian Muka, kamerier i lokalit si dhe Marsel Cela, klient

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!