Nuk erdhën për të vrarë: Policia zbardh detajet e përleshjes mes shqiptarëve në Athinë

schedule10:30 - 12 Janar, 2021

schedule 10:30 - 12 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur në sheshin e Agios Sostis, ku sipas policisë se autorët e kësaj ngjarje janë larguar me një Opel gri.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve të huajsh, mes të cilëve dyshohet dhe shqiptarë. Mësohet se autorët para se të ndodhë ngjarja, janë konfliktuar me djalin e viktimës, dhe më pas kanë nxjerrë armët. Sipas polici kjo është një ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi autorët janë të vetëdijshëm se në atë orar sheshi është i mbushur me njerëz dhe ka shumë kamera sigurie.

“Nëse ata do të kishin shkuar atje për të vrarë, ata nuk do të kishin zgjedhur atë kohë. Kjo është, një orë kur sheshi ishte plot me njerëz. Kishte shumë dëshmitarë, ashtu si kamerat në zonë “, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga përplasja me armë ka humbur jetën një shqiptar është plagosur djali i tij, dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!