Atentati me 1 viktimë dhe 1 të plagosur në Milot, autorët dinin çdo lëvizje, shoqërohen dhjetëra persona

schedule08:36 - 23 Korrik, 2022

schedule 08:36 - 23 Korrik, 2022

Klisman Preçi 27-vjeça humbi jetën ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç u plagos rëndë në një atentat ndaj tyre në qendër të qytetit të Milotit.  Ylli Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata po futeshin në rrugicën që ndan banesat e Preçit dhe Brahimit kur janë përballur me breshëri plumbash, sapo kanë zbritur nga makina e blinduar tip “Toyota”

Dyshohet se kanë qenë dy qitësit që qëlluan me breshëri automatiku e që më pas u larguan me një autoveturë në drejtim te Laçit.

Pavarësisht ndihmës së dhënë Klisman Preçi nuk mund të mbijetojë ndërsa Ylli Brahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Automjeti i autorëve dyshohet se u dogj në fshatin Gramëz pasi policia ka gjetur një mjet në flakë, brenda saj edhe një kallashnikov.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur dy viktimat për një kohë të gjatë dhe u dinin çdo lëvizje të tyre, ndërsa mbrëmjen e djeshme i kanë pritur dhe kanë kryer atentatin.

Ylli Brahimi i shpëtoi atentatit në janar të vitit që shkoi në qendër të Milotit, ku ndaj tij u qëllua nga dy persona që lëviznin me një motor, ndërsa Klisman Preçi i shpëtoi atentatit të parë në hyrje të Lezhës ku mjeti që ai sëbashku me një kushëririn e tij po udhëtonin e qëllua nga një tjetër mjet në lëvizje.

Deri më tani policia ka shoqëruar dhjetëra persona, por ende mësohet se nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!