Atentati mafioz, vdes në spital shqiptari që u qëllua dy ditë më parë në Itali

schedule11:05 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 23 Shtator, 2020

Mediat italiane njoftojnë se ka ndërruar jetë në spital 38-vjeçari shqiptar Selvadi Shehaj, i cili u qëllua dy ditë më parë nga persona të maskuar në plazh.

Shqiptari ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në në spitalin e San Camillo.

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua papritur. Policia italiane është duke hetuar për ngjarjen.

Deri më tani pista kryesore është e shukuara kriminale e shqiptarit. Ai ka qenë i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. Ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët.

Për herë të fundit ata u panë teksa u larguan me një skuter nga vendi i ngjarjes.

Për karabinierët, dinamika e ngjarjes, e përshkruar tashmë pjesërisht nga disa dëshmitarë okularë që kanë dhënë një përshkrim të vrasësit, është shumë e qartë. Kur vrasësi u afrua dhe thirri Selavdi në emër, ai e gjuajti me dy plumba të kalibrit 7.65, nga disa metra larg që i shpuan shtyllën kurrizore. /abcnews.al