Atentati mafioz në Shkodër/ Shkon në tre numri i viktimave, humb jetën Arlind Bushati

schedule22:04 - 30 Tetor, 2024

schedule 22:04 - 30 Tetor, 2024

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga atentati që tronditi Shkodrën mesditën e së mërkurës.

ABC News mëson se si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën Arlind Bushati.

32-vjeçari dhe Hamza Lici, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ishin shënjestrat e atentatit të ndodhur në zonën e Dobraçit.

Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Katër persona janë shoqëruar deri më tani në Policinë e Shkodrës, në lidhje me atentatin. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!