Atentati mafioz në Greqi, dalin fotot e dy shqiptarëve që u vranë në mes të lokalit në Athinë

schedule11:42 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 11:42 - 19 Dhjetor, 2022

Kanë dalë fotot e dy shqiptarëve që u vranë mbrëmjen e djeshme në një lokal në qendër të Nea Zmirnit në Greqi.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organja, 44 vjeç, mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark. Edhe pse atij iu dha ndihmë nuk mundi të mbijetojë.

Klientët të cilët ndodheshin në tavolinat ngjitur vrapuan pas të shtënave. Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Duket se dy burrat me origjinë shqiptare, kanë pasur llogari të hapura me “qarqet” e natës. Oficerët e Policisë së Sigurisë, kanë dal në këtë përfundim duke pasur si “guidë” kryesore videon e momentit të ekzekutimit, materialin primar që kanë mbledhur nga kamerat e dyqaneve të zonës përreth, si dhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.
Hetimet e tyre kthehen te “mafia shqiptare”, pasi profili i vrasësit, lëvizjet e shpejta dhe gjakftohtësia e tij, zbulojnë se bëhet fjalë për një përdorues me përvojë të pistoletës, i cili mund të ketë vrarë edhe më parë.

Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias. Ndërsa për 44-vjeçarin, rezulton se ai nuk është.

Megjithatë është ende e pa qartë nëse ai është i përfshirë në të njëjtin ring, apo është një humbje kolaterale, për faktin se ai ishte ulur në të njëjtën tavolinë.
Megjithatë, burime të sigurta nga Policia thonë se të dy të vdekurit janë të njohur të vjetër të policisë, pra bëhet e qartë se bëhet fjalë për një shlyerje llogarish./abcnews.al/