Atentati mafioz Devi Kasmit/Policia sekuestron kamerat e sigurisë

schedule14:06 - 30 Janar, 2018

schedule 14:06 - 30 Janar, 2018

Një ditë pas vrasjes së Devi Kasmit një person me të shkuar kriminale ende policia nuk ka ndaluar asnjë autorë të dyshuar të atentatit mafioz. 41-vjeçari pak kohë më parë kishte ndryshuar emrin e tij, ndërsa në rrethin e ngushtë njihen me emrin “Fantazma”.

Në rrugën “Petro Cani” shenjat e plumbave janë ende të dukshme.

Autorët që mendohen të kenë qenë dy, pas ekzekutimit të tipit mafioz nuk ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë të vendosur në hyrje të pallatit ku banonte viktima Devi Kasmi.

Policia thekson se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një motor sportiv në drejtim të rrugës së SHISH, shumë pranë spitalit të Pediatrisë.

Vetëm pak kohë më parë, 42-vjeçari kishte ndryshuar emrin e tij nga Defrim në Devi Kasmi, ndërsa thirrej nga miqtë e tij të ngushtë me pseudonimin Fantazma.

Në vendngjarje uniformat blu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë. Njëra ka qenë e viktimës, të cilë e kishte fshehur në një çantë dore, ndërsa tjetra dyshohet të ketë qenë e autorëve. Armët u dërguan për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore për të provuar nëse janë përdorur apo jo në ndonjë krim tjetër. Mëngjesin e kësaj të marte, policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Devi Kasmit pranë rrugës “Kongresi i Manastirit”, u gjetën 3 kg kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kasmi sapo ishte kthyer nga Spanja ku dyshohet se merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Në emër të viktimës ishin regjistruar dy biznese në QKR. Një palestër e cila ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2002. Ndërsa Kasma ka qenë aksioner nga periudha 2009-2014 me shumicë aksionesh të një shtypshkronje në kryeqytet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!