Atentati kundër drejtorit, flet xhaxhai: Ishte si rrufe, plumbat kundër policisë nuk janë ngatërresë

schedule18:08 - 11 Tetor, 2020

schedule 18:08 - 11 Tetor, 2020

Na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”. Kështu u shpreh në një prononcim për Abcnews.al Nazmi Hasanaj, vëllait dhe nipit të të cilit sot në mesditë iu bë atentat me armë zjarri në Malësi të Madhe.

Ai mohon që nipi i tij të ketë konflikte për shkak të detyrës, apo jashtë saj. “Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. 

Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte” tha ai.

Në momentin që iu atentati, Hasanaj ishte duke udhëtuar me makinën e punës dhe xhaxhai thekson se “Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”.

Ai tregon më tej se lajmin e mori vesh nga shoferi i ambulancës. “Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se  më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. 

Gjendja për mjekët është e stabilizuar, ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhajte, por përgjithësisht stabël është” përfundoi ai për Abcnews.al.

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se nuk ka dijeni që drejtori i policisë bashkake, të cilit iu bë sot atentat, të ketë pasur konflikte familje apo për shkak të detyrës. Ai tha më tej se ia lë drejtësisë zbardhjen e ngjarjes.

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës në Tiranë te spitali i Traumës për mjekim të specializuar pas atentatit që iu bë.

Një burim nga spitali i Traumës i tha Abcnews.al se “gjendja e Mentor Hasanajt është stabël, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Por si iu bë atentati?

Shefit të Policisë Bashkiake iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa po udhëtonte në automjetin e bashkisë me të atin dhe bashkëshorten.

Autori e ndoqi me një motor tip “Papaq” dhe priti deri në momentin kur makina ndaloi për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit.

Mentor Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e autorit në pranga. Policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, mes të cilave edhe dyshimet se atentati mund të jetë bërë për shkak të detyrës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!