Atentati i dy vëllezërve Bilali, flet gjyshi i Asmerit

schedule14:55 - 31 Mars, 2019

schedule 14:55 - 31 Mars, 2019

Ndërsa familja Bilali kishte hapur dyert e mortit për dy viktimat e atentatit të shtunën në Shkodër, gjyshi i ish boksierit Asmer Bilalit kërkon të gjenden autorët. Fahri Vejuka, vjehrri i Astrit Bilalit tha se në shtëpinë Bilali nuk ka njerëz për të pritur e përcjellë ata që vijnë për ngushëllime. Përmes gazetarëve ai i kërkoi shtetit që nipi i tij Asmeri si i vetmi mashkull të jetë në një masë më të butë që ai të ketë mundësi për të qendruar në shtëpi.

Fahri Vejuka, Gjyshi i Asmer Bilalit: “Rasti që ka ndodh mund të jetë ndër rastet e rralla jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri. Janë ngjarje që do t’i ndjekë shteti dhe shteti të marrë masa per ata që  e kanë kryer këtë akt, këtë krim të shëmtuar. Ne kërkojmë që familja mos shkatërrohet krejt, se në këtë familje është një djalë që është 23 vjeç dhe është i paralizuar qëkur ka lind, Shtetit, Prokurorisë, Gjykatave i kërkojmë që të arsyetojë me dorë në zemër që ta shohin këtë familje dhe të bëjnë ç’është e mundur që Asmir Bilalit t’i krijohet ndonjë mundësi përveç ardhjes sot këtu dhe këtë e falenderojmë dhe Drejtorinë e Burgjeve dhe shtetin i cili ka leju për ta varros pjesëtarët e familjes, i kërkojmë që me ja lënë dy ditë Asmir Bilanin sipas rregullave të shtetit që të presin e qesin njerëzit se nga kjo shtëpi kanë dalë dy kufoma baba dhe axha i tij”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!