Abc News mëson se katër të arresturit për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Andon Dhima nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.
Sipas burimeve nga grupi hetimor janë me dhjetra orë pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.
Ditën e djeshme policia arriti që të zbardhte ngjarjen duke arrestuar dy personat që tentuan të vrasin biznesmenin, Grid Leno 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në Gjermani dhe Albin Hoxha 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.
Po ashtu në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje; Maringlen Matohiti 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu u arrestua edhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.
Gjatë operacionit policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi të Albin Hoxhës, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie, një palë pranga, 6 telefona celularë, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.
Dhima përshëndeti policinë për operacionin e kryer duke kërkuar që organet e drejtësisë të mos shantazhohen nga asnjë person për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ditën e nesërme, 4 të arrestuarit do të dalin para gjykatës për masë sigurie./ db/Abcnews.al