Atentati i Anton Kelit, banori: Kishim respekt, ishte i komunikueshëm

schedule12:40 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:40 - 16 Dhjetor, 2020

Mbetet pa autor dhe pa një pistë konkrete hetimi atentati ndaj Anton Kelit mbrëmjen e djeshme në Rrëshen. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë ata që e njihnin e përshkruajnë 51-vjeçarin si një person të sjellshëm dhe të komunikueshëm në zonë. Një banor ka thënë se Keli ishte i respektuar, ndërsa nuk ka informacion nëse mund të ketë pasur konflikte me dikë.

LEXO EDHE: Vrasja që tronditi Rrëshenin, flet pronari i marketit: Keli erdhi në market dhe më tha jam plagosur

“Ai është pjesë e këtij qyteti. Kemi respekt për personin në fjalë. Kaq mund të them unë. Ka qenë i komunikueshëm. Me njerëzit, i sjellshëm. Për pjesnë tjetër nuk kam informacion. Ishte i sjellshëm me të gjithë. Këtu ishte me nënën”, shprehet ai.

Ngjarja: 

Anton Keli u qëllua me breshëri teksa dilte nga automjeti i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 17:40, ka ndaluar makinën dhe ka dashur të hyjë këtë market. Ndërkohë, dyshohet që autorët mund të kenë marrë më parë informacion dhe e prisnin viktimën në hyrje të Rrëshenit.

Sipas të dhënave nga hetimet, ai ndaloi makinën e tij 200 metra larg marketit. Më pas doli nga mjeti dhe drejt tij u qëllua me armë. 51-vjeçari edhe pse me plagë në trup eci për të kërkuar ndihmë drejt marketit dhe aty ra në tokë. Në spitalin e Rrëshenit shkoi me shenja jetë por nuk mbijetoi dot.

Nuk ka ende një pistë kryesore por, grupi hetimor është përqendruar te hakmarrja si edhe ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur së fundmi 51-vjeçari.

Kujtojmë se viktima është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua një vit më parë në Rrëshen, ndërsa i vëllai u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë 3 muaj më parë në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!