Një shqiptar mbeti i plagosur rëndë sot në Athinë. Mediat greke thotë se 37-vjeçarit iu bë atentat në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo të Athinës.
Shqiptari ka marrë plumb në kokë dhe ndodhet ne gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
Ai u qëllua nga një fuoristradë e zezë në lëvizje. Autorët ende nuk janë kapur, ndërsa hetuesit kanë thënë për mediat greke se motiv mund të jetë larja e hesapeve mes bandave. /abcnews.al