Atentat pronarit të shkollës private në Tiranë? Si u shpëtoi plumbave 63 vjeçari, autori iku në këmbë

schedule12:02 - 18 Janar, 2022

schedule 12:02 - 18 Janar, 2022

Lulëzim Masha 63 vjeç administratori i shkollës Wilson në Tiranë, është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë.

Gazetarja e Abc Xhensila Kodra mëson se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit tip Benz me të cilin Masha po udhëtonte i vetëm.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim. Ende është paqartë nëse kemi të bëjmë me një atentat. Si pasojë e të shtënave, policia raporton se nuk ka persona të lënduar.

Lexo edhe: FOTO/ Iu bë atentat në Tiranë, kush është Lulëzim Masha, administratori i shkollës private

Në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!