Atentat për dy vota/ Zbardhet motivi për atentatin ndaj ish-deputetit socialist

schedule15:20 - 19 Maj, 2023

schedule 15:20 - 19 Maj, 2023

Kontestimi i dy votave gjatë numërimit në Kurbin të dielën e 14 maj dyshohet të jetë zanafilla e atentatit ndaj ish-deputetit Armando Prenga.

Burime thane se vëllai i ish-deputetit socialist është konfliktuar fizikisht me komisionerin e Bashke Fitojmë, Ismail Ismaili i cili është babai i autorit që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së Prengës.

Gjatë marrjes në pyetje komisioneri ka deklauar se është dhunuar në KZAZ-në numër 15 në Kurbin nga Arben Prenga. Nuk ka dhënë informacion mbi vendodhjen e të birit Fatbardh Ismailit i cili prej të mërkurës është shpallur në kërkim.

Ndërkohë ish-deputeti Armando Prenga ka thënë para grupit hetimor se e ka njohur autorin por motivet për të ishin të paqarta. Ngjarja ndodhi të mërkurën në hyrje të zonës së Fushë Kuqes ku 29-vjeçari Fatbardh Ismaili ishte duke pritur ish-deputetin. Makina në lëvizje e Armando Prengës u qëllua nga 5 plumba por nuk pësoi lëndime. Pas atentatit Ismaili u largua nga vendngjarja dhe ndodhet ende në arrati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!