Atentati në Fushë-Krujë, 3 të ekzekutuar, mes tyre kushëriri i Ervis Martinajt. Si u bë shoshë nga plumbat dhe u dogj makina e viktimave

schedule15:28 - 17 Korrik, 2022

schedule 15:28 - 17 Korrik, 2022

Tre të vrarë është bilanci i një atentati të ndodhur pasditen e sotme (17 korrik)  në mbikalimin e Fushë-Krujës. Abc mëson se viktima kanë mbetur Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe BesmirHoxha.

Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt dhe dyshohet se është autor i ekzekutimit të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor të 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi në 1 nëntor të 2021 në Laç.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj. Pas breshërisë së plumbave makina ka marrë flakë dhe është shkrumbuar totalisht. Brilant Martinaj dhe BesmirHoxha u shkrumbuan brenda mjetit. Ndërsa Diklen Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar.

Vetëm gjysmë ore pas atentatit, policia gjeti një makinë të djegur në Larushk dhe 3 armë brenda automjetit. Dyshohet se autorët kanë qenë 4 dhe 3 prej tyre kanë dalë nga makina e kanë qëlluar në drejtim të mjetit tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë.

RENEA ka blinduar zonën dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

23:11 –Tre të vrarë në atentat, 3 milionë lekë për “kokën” e autorëve

Policia e Shteti ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.”

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir

Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash ditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës. Burime nga policia bënë me dije se 4 persona dyshohen si autorë të ngjarjes, 3 prej të cilëve kanë zbritur nga makina me të cilën po ndiqnin viktimat dhe i kanë ekzekutuar. Më pas dyshohet se kanë djegur makinën e krimit në Larushk dhe janë larguar në drejtim të paditur.

RENEA rrethoi zonën dhe po vijon krehjen për kapjen e tyre.

22:34 –Atentati në Fushë-Krujë, kush janë 3 viktimat me të shkuar “të errët”, pjesë e grupit të Ervis Martinajt

Tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit, mëson gazetarja e Abc Xhensila Kodra.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.

Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar.

Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Dyshohet se ishin 4 autorë të cilët kanë vëzhguar makinën e viktimave, tip “Volswagen Passat” që nga Rinasi deri në mbikalimin e Fushë-Krujës ku i kanë zënë pritë.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinë u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

FNSH vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

22:30 – FOTO/U ekzekutua me breshëri plumbash, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

23-vjeçari ishte kushëriri i Ervis Martinajt dhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.

Ky i fundit ka reaguar i pikëlluar për vdekjen e Martinajt. Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Kujtojmë që vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie. Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

22:03 –Atentati me 3 viktima, Nano shkon në Fushë-Krujë, kërkon kontroll të kamerave dhe provave

Atentati me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës pasditen e sotme ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i |Policisë së Shteti, Gledis Nano ka shkuar në Fushë-Krujë në analizë me krerët e policisë së DVP Durrës, Komisariatit të policisë Krujë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.

Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe rrethanave të ngjarjes. Mbledhje të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë, vijimin e krehjes së zonës me drone dhe forca special, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullimin e informacionit në rrugë operative si dhe shqyrtimin e të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Nano ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të policisë kriminale për te gjithë kontigjentët kriminale.

Gjithashtu Nano ka kërkuar shoqërimin e të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm me Prokurorinë.

Të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit si dhe të grumbullohet informacion për të parandaluar ngjarje kriminale në të ardhmen.

21:45 – Detaje nga atentati me 3 viktima, autorët i vëzhguan që nga Rinasi, i zunë pritë në Fushë-Krujë dhe i ekzekutuan me 80 plumba

Autorët i kanë vëzhguar 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë pas atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë tip “Volswagen Passat.”

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra bën me dije se të rinjtë po lëviznin drejt nga Tirana drejt zonës së Mamurrasit.

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë,  i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave. Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të lërgohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Policia dhe RENEA kanë blinduar Larushkën dhe Niklën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

17:37 – Barrierat e rrugës “shoshë” nga plumbat, mbi 50 gëzhoja në vendngjarje, çfarë la pas atentati me 3 viktima

Breshëria e plumbave nga persona ende të paidentifikuar i mori jetën Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe A.Hoxhës pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Makina e 3 të rinjve shpërtheu në flakë pas atentatit dhe si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda automjetit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti më shumë se 50 gëzhoja. Pas heqjes së makinës së djegur të viktimave dhe pastrimit të vendit duken qartë dhe pasojat e atentatit.

Në fotot e siguruara nga Abc shihen se barrierat mbrojtëse të autostradës Fushë-Krujë – Tiranë janë bërë “shoshë” nga plumbat.

Policia ka blinduar Tiranën dhe vijon kontrollet për kapjen e autorëve.

17:33 – RENEA aksion për kapjen e autorëve të masakrës me 3 viktima, dyshohet se janë nga Nikla

RENEA ka filluar kërkimet në Larushk dhe Nikël për kapjen e autorëve të atentatit me 3 viktima.

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, 3 prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilin udhëtonin 3 personat e vrarë.

Dyshohet se autorët janë nga Nikla.

Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Në vendin e ngjarjes policia gjeti rreth 50 gëzhoja. Diklen Vata, pasagjer në pjesën e pasme të mjetit, ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë të afërtmit e 30-vjeçarit Vata që kanë konfirmuar se ishte në makinë me dy viktimat e tjera. Sakaq priten rezultatet e mjekësisë ligjore

17:28 –Atentati në Fushë-Krujë, dyshohet se kanë qenë 4 autorë, tre dolën nga makina dhe qëlluan

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët për atentatin  e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra bën me dije se dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.

Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martini ndersa tjetri shoferi i mjetit, dyshohet A. Hoxha.

17:09 – FOTO/ U ekzekutua me breshëri plumbash në mes të ditës, ky është kushëriri i Ervis Martinajt, si ndodhi masakra me 3 të vrarë

Ky është Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Brilant Martinaj dyshohet se ishte objektivi i atentatit të sotëm me 3 të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën gjithashtu viktima pas breshërisë së plumbave nga një automjet në lëvizje.

Diklen Vata, 30 vjeç ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës dhe tentoi të largohet, por Abc mëson se autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë.

Ndërkohë Martinaj dhe Hoxha u gjetën të shkrumbuar brenda mjetit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja.

Kanë qenë të afërmit te Diklen Vatës që kanë konfirmuar se 30-vjeçari ishte nën shoqërinë e dy të vrarë të tjerë, ndërsa priten rezultatet e mjekësisë ligjore.

17:04 – U gjet e djegur pak kilometra nga vendi i vrasjes, kjo është makina që dyshohet se u përdor nga autorët e masakrës me 3 viktima

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra, ka siguruar pamjet e automjetit të shkrumbuar i cili u gjet në Larushkë. Dyshohet se makina e gjetur e djegur u përdor nga autorët e atentatit me 3 viktima pasditen e sotme.

Brenda automjetit policia gjeti edhe një armë.

Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i atentatit të sotëm (17 korrik) me 3 viktima.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.

Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vakës që konfirmuan se ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhë, por do të jetë AND-ja që do të vërtetojë identitetin.

Gazetari i Abc, Leonidha Musai mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Gjithashtu, Martinaj dyshohet se ka qenë autor i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.

Policia ka blinduar Tiranën dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSH Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

17:02 – Zjarrfikësit e forcat e policisë në vend, momenti kur largohet nga mbikalimi i Fushë-Krujës automjeti i shkrumbuar i viktimave

Ky është momenti kur karrotreci  largon nga vendi i ngjarjes makinën e shkrumbuar me të cilën udhëtonin 3 personat që mbetën viktima të atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Hoxha, Diklen Vata 30 vjeç dhe A.Hoxha mbetën viktima të një atentati mafioz pasditen e sotme.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti më shumë se 50 gëzhoja. Ndërkohë mësohet se kanë qenë 4 persona si autorë të dyshuar, 3 prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës tip “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin tre të rinjtë. Kjo e fundit shpërtheu në flakë pas atentatit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për ta shuar zjarrin.

LEXO KËTU GJITHÇKA NGA ATENTATI NË FUSHË KRUJË

Si pasojë e flakëve, Brilant Martinaj dhe A.Hoxha u shkrumbuan Brenda mjetit. Ndërsa Diklen Vata, pasagjer në pjesën e pasme të makinës kishte tentuar të largohej, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Pak kilometra larg vendit të ngjarjes,në Larushk,  policia gjeti një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Makina rezulton me targa të vjedhura dhe është denoncuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Autorët dyshohet se janë nga Nikla. Sakaq RENEA ka nisur aksionin në Larushk dhe Nikël për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

16:53 – Saga e vrasjeve, nga Malko, Mihasi dhe Martinaj, kush po i ekzekuton një nga një miqtë e Ervis Martinajt?

Krimi i trefishtë i ndodhur pasditen e sotme duket se ka qenë i paralajmëruar për shkak së të shkuarës së Brilant Martinajt, që dyshohet se ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Abc mëson se Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç mbetën gjithashtu të vrarë nga breshëria e plumbave që autorët zbrazën mbi ta në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Por asnjë nga krimet nuk është provuar ende.

Saga e vrasjeve të miqve të Ervis Martinajt

Më 13 nëntor 2021 mbeti viktimë e një atentati Eriger Mihasi, i njohur si shok i Ervis Martinajt. Ai ishte  duke udhëtuar në automjetin e tij tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur u qëllua me breshëri plumbash. Burime bënë me dije për ABC se atentatorët qëlluan nga një automjet në lëvizje. Automjeti ishte në pronësi të Mihasit. Ai kishte personalizuar edhe targat me inicialet e tij “E M”.

Mihasi kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Ai kishte qenë i arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të 2020, Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut.

Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

 Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMË X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

16:31 – “Ekzekutori” i policëve? Një nga viktimat e atentatit në Fushë-Krujë dyshohet se vrau ish-efektivin në Laç

Detaje të reja janë bërë me dije për Brilant Martinajn, i cili mbeti i vrarë sot në një atentat në Fushë-Krujë.

Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, vitin e kaluar në Laç, bën me dije gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë”, njoftonte policia për ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja:

Xhelal Reçit iu bë atentat mëngjesin e një nëntorit rreth orës 07:23, pranë bizneseve të tij, pasi njihej si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në Laç. 60-vjeçari më herët ka punuar si polic.

60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat dy vite më parë.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2020 në mes të Shëngjinit. Besniku, i shpëtoi atentatit të mirëorganizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Autorët qëlluan drejt makinës së Reçit, por fatmirësisht plumbat nuk kapën as të dhe as familjen.

Po ashtu, dyshohet se Martinaj ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, por asnjëherë nuk ka pasur prova për të.

16:10 – Dyshohet se vranë policin e FNSH, shkaku i atentatit me tre viktima, kush ishte objektivi

Hakmarrja dyshohet se ka qenë shkak i atentatit të sotëm (17 korrik) me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.

Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vatës që konfirmuan se 30-vjeçari ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhën, por do të jetë AND-ja që do të vërtetojë identitetin.

Gazetari i Abc, Leonidha Musai mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi  Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtare.

Vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit më 5 dhjetor 2020 për motive të dobëta.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra mëson se Brilant Martinaj dyshohet se është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.

Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova për Brilant Martinajn.

Kur ndodhi ngjarja 

Tre persona u ekzekutuan me breshëri plumbash rreth orës 14:54 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Dyshohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” rreth 50 herë. Si pasojë automjeti mori flakë dhe u shkrumbuan 2 nga personat që mbetën të vrarë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Diklen Vata u gjet i vrarë jashtë automjetit. Ai ishte pasagjer në mjet dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë ekzekutuar.

Makina e djegur

Rreth gjysmë ore pas masakrës me tre të vrarë, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Lexo edhe: Masakra në Fushë-Krujë me 3 të vrarë, reagon policia

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

15:51 – U shkrumbuan në makinë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjera nga atentati në Fushë-Krujë. Hoxha dhe Brilant Martini dyshohet se janë dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë-Krujë

Gazetari i Abc News, Leonidha Musai raporton se kanë qenë familjarët e Vatës ata që kanë bërë me dije se ai ka qenë në makinë me Hoxhën dhe Martinin, ndërkohë që pritet edhe ADN-ja për ta konfirmuar.

Ndërkohë, personi tjetër që mbeti i vrarë është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Ai kishte qenë i arrestuar më parë për kokainë në Tiranë.

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin”, njoftoi policia.

15:43 – Masakra në Fushë-Krujë me 3 të vrarë, reagon policia

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe bën me dije se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas. Gjithashtu ga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

15:28- Në 2017-ën u kap me kokainë, kush është viktima që u vra në atentatin e Fushë-Krujës

Diklen Vata është 1 nga tre personat  që u vra  në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra raporton se viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi.

Kush është autori?

Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe.

Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike.

15:26- Gjendet një makinë e djegur Larushkë, dyshohet e autorëve të atentatit në Fushë-Krujë

Një makinë e djegur është gjetur në Larushkë, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë.

Si pasojë e atentatit mbetën të vrarë tre persona, një prej të cilëve Diklen Vata, raporton gazetarja e Abc, Xhensila Kodra.

Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është mësuar ende, pasi ata janë shkrumbuar kur makina shpërtheu në flakë.

Autorët i dolën para automjetit të viktimave dhe qëlluan me armë 50 herë.

15:22- Atentati në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i një prej viktimave

Është zbuluar identiteti i një prej viktimave në atentatin e Fshë-Krujës.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al bëjnë me dije se  një prej të vrarëve është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi.

Në vitin 2017 ai është kapur në Tiranë me kokainë.

15:15-Atentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, Artan Hoxha nxjerr pamjet: Sezoni nisi…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga mbikalimi i Fushë-Krujës, ku pak më parë ndodhi një atentat që la tre persona të vrarë.

Krahas videos, Hoxha shkruan se sezoni ka nisur, teksa shpreson se nuk do të ketë dëme më të mëdha.

Nga atentati në Fushë-Krujë mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerët në automjet, ndërsa autorët qëlluan 50 herë.

15:15- Atentati në Fushë-Krujë, viktimat shkrumb e hi, pa identitet pas djegies së makinës

Mbeten pa identitet ende viktimat e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:00 te Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Bëhet me dije se makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit, çka ka bërë të pamundur identifikimin për momentin.

15:10- Tym i zi në qiell, atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë, dalin pamjet nga vendi i masakrës

Kanë dalë pamjet e para nga atentati që tronditi Fushë-Krujën pak minuta më parë.

Nga video e siguruar duket se rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar, duke krijuar trafik në zonë.

Ndërsa ndërsa tym i zi del nga makina ku është bërë atentati me automatik.

15:05- Masakra në Fushë-Krujë me 3 viktima, si ndodhi atentati, bllokohet rruga

Fushë-Kruja është tronditur këtë të diel nga një atentat i përgjakshëm, ku kanë mbetur të vrarë tre persona.

Sipas informacioneve paraprake viktimat kanë janë shoferi dhe dy pasagjerët.

Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.

Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se një makinë ka ndaluar në rrugën e mbikalimit dhe i ka dalë makinë ku është bërë atentati me automatik.

Autorët kanë zbrazur 50 plumba mbi makinë.

15:03- Detajet nga atentati në Fushë Krujë, një nga pasagjerët tentoi të largohej, autorët u kthyen për ta vrarë

Detaje të reja mësohen nga atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Viktima kanë mbetur shoferi i një automjeti dhe dy pasagjerë.

Autorët i kanë dalë para automjetit dhe kanë zbrazur armët. Gjithahstu mëshohet se pasagjeri që ishte ulur pas la dalë nga mjeti dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë.

14:54- Masakër me tre të vrarë në Fushë-Krujë, autorët zbrazën 50 plumba ndaj makinës

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba, duke vrarë tre personat që ishin brenda. /abcnews.al

 

\abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!