Atentat ndaj Milatoviç? Prenkaj: Mali i Zi, pengesë për forcat që s’e duan në BE. Rusia nuk e përkrah presidentin

schedule17:23 - 13 Nëntor, 2024

schedule 17:23 - 13 Nëntor, 2024

Autoritetet në Mal të Zi po shqyrtojnë një informacion që sugjeron përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Sipas raportimeve, kabineti i presidentit është informuar se ANB po shqyrton besueshmërinë e këtij informacioni për kërcënimin e mundshëm të sigurisë së tij.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, ambasadori Albert Prenkaj, duke u shprehur se Mali i Zi është pengesë për forcat që nuk e duan në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se një ndër vendet që nuk e përkrah presidentin është Rusia.

“Mali i Zi është duke kaluar për një periudhë paqartësie dhe kemi dhe qeverinë që ka një qasje tjetër, të fshehur, e cila mund dhe të jetë e përkrahur dhe nga fqinji i saj, Serbia. Kemi një ndryshim me Malin e Zi, një ndarje të popullatës, kemi një polarizim dhe në aspektin shoqëror dhe politik.

Presidenti që është produkt i kësaj qeverie është përpjekur ta nxjerr Malin e Zi nga ky protetizim i deritanishëm. Duket që qarqet që nuk e përkrahin Milatoviç janë të interesuar ta eliminojnë në një mënyrë ose një tjetër, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të dhunshme. Mali i Zi është një hal në sy e aksit anti-Perëndimor, anti-NATO, anti-BE. Mali i Zi ka hapur kapitullin e fundit me Brukselin zyrtar për integrim, mirëpo kjo është një pengesë për forcat që nuk janë të interesuara që ky rajon të integrohet në BE. Bëhet fjalë për Rusinë, edhe futja e Malit të Zi në NATO e mbyll tendencën e Rusisë që të dal në ujërat e ngrohta”, tha Prenkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!