Atentat i dytë brenda pak ditëve ndaj gazetarit të anti-mafias

schedule16:48 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:48 - 15 Nëntor, 2019

Atentati i dytë brenda pak ditësh ndaj gazetarit italian dhe drejtorit të “Kampania Noticie”, Mario De Mikele, i cili ka shpëtuar për mrekulli. Teksa ndodhej në bord të automjetit të tij, në Kazertano, ai u qëllua me breshëri nga më shumë se një person.

Policia italiane ka nisur hetimet e menjëhershme, dhe pista kryesore është ajo e mafias. Në një reagim të shkurtër vetë Di Mikele u shpreh se kishte frikë, por do të luftonte gjithnjë deri sa vendi ku jetonte të bëhej normal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!