Atentat futbollistit turk në Gjermani, kritikoi publikisht Erdoganin

schedule13:55 - 8 Janar, 2018

schedule 13:55 - 8 Janar, 2018

Futbollisti turko gjerman, Deniz Naki, është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa udhëtonte me automjetin e tij në autostradë në Gjermani. Futbollisti u shpreh se atentati ka të bëjë me bindjet e tij politike dhe me faktin se kishte kritikuar publikisht presidentin gjerman Erdogan.

Në Gjermani kanë nisur hetimet për tentativë vrasje ndaj futbollistit turko gjerman, Deniz Naki, i cili u qëllua me armë zjarri teksa udhëtonte me automjetin e tij në autostradë. Naki, 28 vjec, konsiderohet si një armik i shtetit turk për shkak të kritikave ndaj qeverisë së Erdogan, dhe për qëndrimin e tij në mbështetje të kurdëve. Teksa fliste për Velt online, ai u shpreh se kishte pasur frikë, pasi njëri nga plumbat theu xhamin, ndërsa i dyti përfundoi në sediljen e pasme të automjetit.

Kurd, i lindur në Gjermani, ish lojtar i St Pauli, Naki aktualisht është pjesë e shoqatës sportive kurde Amed Sportuf Faaliyetle. Në muajin prill të vitit të kaluar ai u dënua me një vit e gjysëm burg nga një gjykatë turke për shkak se kishte kritikuar në rrjetet sociale, operacionet e ushtrisë turke kundër venqëndrimeve të PKK-së e cila konsiderophet si një rganizatë terroriste dhe nga Bashkimi Europian. Ai shtoi se priste që t’i ndodhte një gjë e tillë, por jo ë Gjermani. I pyetur nga gazetarët për autorët e sulmit ai u përgjigj se mund të kishin qenë agjentë të shërbimeve sekrete turke, apo kushdo të cilit nuk i pëlqente qëndrimi i tij politik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!