Atentat babait të Arjan Likës, bashkëpunoi në vrasjen e biznesmenëve: Po kthehej nga varrimi i së motrës

schedule14:08 - 28 Janar, 2021

schedule 14:08 - 28 Janar, 2021

Një atentat ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku mbeti i plagosur rëndë 65-vjeçari Myslim Lika.

Mësohet se Lika ka marrë tre plumba në trup, dy në krah dhe një në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

Lexo edhe: / Mjeku kuptoi që ishte plagë plumbi, policia e arrestoi Lamajn në narkozë

Abcnews.al mëson se Myslim Lika është babai i Arjan Likës, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në maj 2020.

Lexo edhe: VIDEO/ Atentati në Laç, Bujar Lika u vra me plumba blindshpues

Myslim Lika ishte duke u kthyer nga varrimi i së motrës, e cila kreu vetëvrasje me armë zjarri dy ditë më parë.

65-vjeçari rezulton gjithashtu edhe i dënuar për një vrasje të kryer në zonën e Kurbinit disa vite më parë.

Biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit të shkuar në barin e një hoteli në Laç.

Eduart Lamaj, i plagosur ne spital

Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur Eduart Lamaj, i cili u arrestua disa javë më vonë në një klinike private në Tiranë ku kishte shkuar për të kuruar plagën.

Policia arrestoi më pas edhe Arjan Likën, djalin e Myslim Likës që iu bë atentat sot, pasi i riu dyshohet se ishte njëri prej bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt në ekzekutimin e biznesmenëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!