Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentat aktivistit të Trump/ Charlie Kirk ishte pjesë e një aktiviteti në Utah, kur u qëllua me snajper

schedule22:48 - 10 Shtator, 2025

schedule 22:48 - 10 Shtator, 2025

SHBA- Charlie Kirk, u qëllua me armë zjarri ndërsa ai po fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut. Fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

Kirk është një mbështetës i fortë i Presidentit Donald Trump. Në momenti kur ndodhi ngjarja, Kirk ishte në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut.

Charlie Kirk është komentator konservator dhe prezantues podkastesh me miliona ndjekës. Ai njihet më së miri si themeluesi i Turning Point USA, një organizatë jofitimprurëse që kërkon të përhapë ide konservatore tek studentët në kampuset amerikane.

Gjithashtu ka 5.2 milionë ndjekës në X dhe 7.3 milionë ndjekës në TikTok.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!