Atalanta nis me sulmin, Zapata afër rinovimit të kontratës me “bergamaskët”

schedule18:00 - 19 Maj, 2022

schedule 18:00 - 19 Maj, 2022

Atalanta tashmë ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Një nga lojtarët për të cilët është menduar rinovimi është sulmuesi Duvan Zapata.

Në këtë mënyrë “bergamaskët” kanë menduar ta nisin me repartin e sulmit edhe çështjen e rinovimeve, me Zapatën që pritet të udhëheqë skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Ditët e fundit ka pasur një takim paraprak për të planifikuar qëndrimin e kolumbianit deri në vitin 2025. E vetmja mënyrë me të cilën qendërsulmuesi mund të largohet nga Bergamo do të ishte ardhja e një oferte tunduese, e cila nuk mund të refuzohet.

Për momentin vetëm Interi ishte interesuar për sulmuesin e Atalantës, por nuk kishte asnjë kontakt zyrtar.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!