Atalanta “mbretëresha” e 2019, lë pas Juven dhe Interin

schedule12:31 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:31 - 29 Shtator, 2019

Atalanta është prej 3-4 vitesh një realitet i bukur i Serie A. Ekipi i Gasperinit vrapon, lufton, shën, argëtohet dhe dhuron një futboll shumë të bukur. Mbrëmë shkatërruan Sassuolon në 1-4, duke siguruar tre pikë të tjera të rëndësishme në transfertë pas triumfit ndaj Romës. Vendi i tretë për bergamaskët dhe sulmi më i mirë në kampionat me 15 gola për momentin (pritet ndeshja e Napolit).

Fitorja e fundit e konfirmon Atalantën si ekipin italian më të suksesshëm të vitit 2019. Deri tani Gjimshiti me shokë kanë grumbulluar 54 pikë në 25 ndeshje, një më shumë se Juventusi (53) dhe gjashtë me shumë se Interi (48). Vetëm tre humbje ka pësuar Atalanta gjatë këtij viti kalendarik, ndërsa të shumtë kanë qenë golat e shënuar.

Në Bergamo kanë filluar të ëndërrojnë dhe ndeshja e sezonit është të martën në Champions League. Atalanta pret Shakhtar Donetsk në San Siro dhe do të bëjë të pamundurën për të marrë fitoren e parë në grupe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!