Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atalanta gjen “Gjimshitin” e ri/ Gabriel Ramaj, 19 vjeç po spikat tek bergamaskët me talentin e tij

schedule13:19 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 13:19 - 22 Dhjetor, 2025

Nuk e ka bërë ende hapin përfundimtar tek profesionistët.

Gjithsesi, Gabriel Ramaj i ka të gjitha letrat në rregull për t’u ngjitur në skenën e madhe të futbollit, dhe jo më kot është kapiten i Atalantës U20.

Mbrojtësi shqiptar i qendrës, në moshën 19-vjeçare po spikat në futbollin italian dhe admiruesit e tij kanë nisur të rreshtohen, e pritet të trokasin në dyert e klubit nga Bergamo.

Revista e shquar gjermane, “Kiker” i kushton një shkrim ku lajmëron se janë tre klube që e vlerësojnë dhe që i duan shërbimet e tij.

Së pari jepet Sent Galen nga Superliga e Zvicrës, dhe më pas rreshtohen Olimpik i Marsejës i Ligës së Parë të Francës, dhe Sllavia e Pragës, që luan në elitën e futbollit të Çekisë.

“Kiker” I referohet një medieje zvicerane, si dhe gazetarit Rudi Galeti.

Ramaj ka qenë kapiten tek Atalanta U19, por po ashtu në mjaft raste ka mbajtur shiritin edhe tek ekipi Shpresa I bergamaskëve, U20, dhe nuk e diskuton vendin në formacion.

Paraqitjet e tij në Serinë A për Shpresat, në Kupën e Italisë për moshat dhe në Championsin e të rinjve kanë qenë mjaft pozitive.

Gabriel Ramaj ka 4 gola dhe dy asistë në të gjithë nivelet e deritanishme, nga U17 deri në U20, ndërsa ende pritet të debutojë tek skuadra e të rriturve e Atalantës.

Me Shqipërinë U21 ka luajtur 8 ndeshje deri tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!