Atalanta e bleu vetëm 900 mijë euro, një gjerman vendos rekordin e veçantë

schedule10:40 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:40 - 16 Korrik, 2020

Atalanta është kthyer në një makineri golash dhe merita nuk iu takon vetëm lojtarëve ofensivë. 93 herë e kanë dërguar topin në rrjetat kundërshtare djemtë e Gasperinit në Serie A, një shifër gati e pabesueshme, dhe rekordi mund të përmirësohet në pesë javët që kanë mbetur.

Robin Gosens aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë, por shifrat i ka të jashtëzakonshme. 26-vjeçari gjerman numëron 9 gola dhe 8 asiste në kampionat, numra që e bëjnë mbrojtësin më efikas përpara portës kundërshtare, në pesë kampionatet kryesore evropiane.

17 gola+asiste nuk janë pak dhe Gosens ka lënë pas emra si Trent Alexander-Arnold dhe Andreë Robertson të Liverpool. Një sezon fantastik për lojtarin e Atalantës, që shpenzoi vetëm 900 mijë euro për ta blerë nga Heracles verën e vitit 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!