“Ata s’dinë të bëjnë qeveri”, Rama mesazh kosovarëve: Mos besoni rrenat patriotike

schedule18:57 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 18:57 - 30 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për vitin 2020, foli edhe për mini-shengenin ballkanik, që siç vete e përmendi ka patur shumë kritikë. Rama tha se ” ky është proces mbarëkombëtar”, i mbështetur nga SHBA dhe BE. Ndërsa për Albin Kurtin dhe Isa Mustafen deklaroi se nuk arrijne të formojnë qeverinë se luftojnë për karrige.

Rama për mini shengenin ballkanik:

“Më kanë lënduar shumë disa miq kosovarë, miq të kësaj faqeje. Unë për asgjë nuk e tradhtoj për asgjë në botë popullin tim. Kur them popullin tim, them Shqipëria e Kosova. Kur them njerëzit e mi, them edhe për Kosovën. Unë tradhtar? Po kur, vëllezër e motra nga Kosova, kurrë nuk kam qenë e jam…. Ky është një proces politik dhe ndërkombëtar. Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti. Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete. Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!