Të moshuarit në azile përbëjnë gjysmën e viktimave nga koronavirusi në Suedi. Një pjesë e personelit shëndetësor dhe familjet e viktimave kanë fajësuar neglizhencën e qeverisë të cilët nuk kanë pranuar të shtrojnë në spitale pacientët e moshuar, raporton euronews
Moisiu Ntanda ishte 72 vjeç kur vdiq nga koronavirusi në një shtëpi suedeze për të moshuarit.
“Xhaxhai im ishte gjithmonë aty për mua. Prandaj po luftoj për të tani”, ka thënë mbesa e tij, Juliana Jihem.
Ntanda vuante nga demenca. Ai u diagnostikua me Covid-19 më 12 prill dhe vdiq vetëm katër ditë më vonë.
“Mjeku i cili po ndiqte protokollet për të moshuarit, na komunikoi se xhaxhai im ishte i moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore dhe për këtë arsye nuk do të trajtohej në spital”, tha mes lotësh Jihem.
Suedia ka konfirmuar 5,800 viktima nga Covid-19, gati gjysma e tyre në azile. Shkencëtarët kanë kritikuar qasjen e autoriteteve dhe vetë qeveria ka pranuar se nuk arriti dot të mbrojë të moshuarit.
“Ata nuk u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre. Ata ishin të frikësuar se njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin dhe nuk mund të kujdeseshin për të rinjtë”, thotë Anders Vahlne, një profesor i virologjisë në Institutin Karolinska. “Dhe kështu ata po përzgjidhnin pacientët”. s.ba/abcnews.al