Edhe pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe tensioni brenda lojës rritet çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, Arjola në një bisedë me Einxhel, ka folur për situatën e Ilirit dhe Monikës duke thënë se ajo ka hequr dorë nga zgjidhja e gjithë kësaj situate.
“Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate. I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”, u shpreh ajo.
Ndërsa Einxhel shtoi: “Ja thashë dhe Monikës sot, ja thashë dhe dje, unë kur ja dua të mirën një personi nuk çohem të flas për atë personin dhe as ta vë në vështirësi personin”./abcnews.al