At Nikolla Xhufka: Një pjesë klerikësh janë bërë palë me kriminelët. Nëpër manastire ka priftërinj që shpërndajnë kokainë

schedule21:40 - 22 Shkurt, 2024

schedule 21:40 - 22 Shkurt, 2024

At Nikolla Xhufka thotë se çdo njeri i cili ka bërë krime dhe pendohet, duhet falur.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Xhufka u shpreh se ka shumë raste kur klerikë janë bërë palë me kriminelët dhe i kanë fshehur.

Ndër të tjera, ai shtoi se nëpër ka priftërinj që shpërndajnë kokainë.

“Nuk është ashtu. Unë mendoj që çdo njeri që pendohet duhet falur. Duhet ta vërtetosh që je i penduar, në sy të Zotit dhe sy të njerëzve. Nuk mud të vrasësh sot dhe automatiklisht të quhet i penduar. Varet se sa i zoti je të ta kuptosh një njeri kur gënjen. Unë mendoj që ditën e sotme, shteti është më tepër i konsoliduar, Policia e Shtetit është më tepër e konsoliduar, drejtësia është më tepër i konsoliduar. Ne si qytetarë duhet t’i besojmë drejtësisë, duhet t’i besojmë shtetit. Drejtësia duhet besuar.

Kemi raste kur edhe klerikët janë palë me kriminalet, i strehojnë në kisha dhe manastire. Ka shumë raste, një pjesë priftërinjsh nëpër manasire që merren me kokainë dhe shperndajnë kokainë, pa iu futur gjëmbë në këmbë, fare”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!