Astronomët zbulojnë galaktikën më të largët deri më tani

schedule21:40 - 7 Prill, 2022

schedule 21:40 - 7 Prill, 2022

Astronomët kanë zbuluar galaktikën më të largët të gjetur ndonjëherë, 13.5 miliardë vite dritë nga Toka. Galaktika e quajtur HD1 u zbulua pas më shumë se 1200 orësh kohë vëzhgimi. Studiuesit kanë filluar të spekulojnë se çfarë është saktësisht dhe si mund të duket.

Studiuesit propozojnë dy ide, e para që HD1 mund të jetë duke formuar yje me një shpejtësi mahnitëse, dhe ndoshta është edhe shtëpia e yjeve të parë të universit të njohur si yjet e Popullsisë III – të cilët nuk janë vëzhguar kurrë.

Astronomët kanë zbuluar galaktikën më të largët të gjetur ndonjëherë, 13.5 miliardë vite dritë nga Toka

Shkencëtarët sugjerojnë gjithashtu se HD1 mund të përmbajë një vrimë të zezë supermasive rreth 100 milionë herë më e madhe se masa e Diellit. Sipas studimit, galaktika HD1 është jashtëzakonisht e ndritshme në dritën ultravjollcë.

Në fillim, studiuesit supozuan se ishte një galaktikë standarde e shpërthimit të yjeve por më pas zbuluan se formonte më shumë se 100 yje çdo vit. Së shpejti studiuesit do të përdorin teleskopin hapësinor James Webb për të vëzhguar përsëri HD1 për të verifikuar distancën e tij nga Toka.

Ky afat kohor tregon kandidatët më të hershëm të galaktikës dhe historinë e universit, deri në Big Bang

/abcnews.al