Astronomët zbulojnë ekzoplanetin e ngjashëm me Saturnin

schedule13:30 - 6 Gusht, 2020

schedule 13:30 - 6 Gusht, 2020

Një ekzoplanet me përmasat e Saturnit që rrotullohet rreth një ylli të vogël, i cili ndodhet 35 vjet dritë larg është zbuluar nga astronomët, me ndihmën e një radio teleskop. Planeti i quajtur TVLM 513, ka një masë të ngjashme me Saturnin dhe një orbitë me atë të Mërkurit në sistemin tonë diellor.

Kjo është hera e parë që një radio teleskop është përdorur për të zbuluar një ekzoplanet duke përdorur teknikën “dridhje” – lëvizje që shkaktohet nga tërheqja gravitacionale e planetit, e cila kërkon matje jashtëzakonisht të sakta të pozicionit të një ylli në qiell, shkruan abcnews.al.

Ylli njihet si një xhuxh ultrakol dhe është e vështirë të gjesh planetë rreth këtyre objekteve shumë të zbehta. Autorja e studimit Gisela Ortiz-Leon nga Instituti Max Planck për Radio dhe Astronominë (MPIfR) tha se zbulimi ishte i mundur falë matjeve me precizion tejet të lartë të pozicionit të yllit vetëm me një rrjet radio teleskopi./ abcnews.al/

Planeti u zbulua falë një tundi në lëvizjen e yllit ndërsa kompleton orbitën e tij - tërheqja gravitacionale e planetit bën që ajo të lëvizë pak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!