Astronomët bëjnë zbulimin e madh, mund të ketë shenja jete në “binjakun” e Tokës

schedule08:02 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:02 - 15 Shtator, 2020

Gjurmët e një gazi të rrallë të quajtur fosfinë janë zbuluar në atmosferën e Venusit, të cilat mund të tregojë shenja jete në këtë planet. Studiuesit nuk zbuluan forma aktuale të jetës në “binjakun” e Tokës, por vëzhgimet sugjerojnë të paktën mundësinë e aktivitetit mikrob në shtresat e sipërme të atmosferës së Venusit.

“Ne kemi zbuluar një gaz të rrallë të quajtur fosfinë në atmosferën e planetit tonë fqinj Venus. Ajo që është e rëndësishme është se gazi i fosfinës në Tokë shkaktohet nga mikroorganizmat që jetojnë në mjedise pa oksigjen. Ka një mundësi që ne të kemi zbuluar një lloj organizmi të gjallë në retë e Venusit.”, tha Jane Greaves, autorja kryesore e raportit të botuar.

Molekulat e fosfinës që gjenden në Tokë janë kryesisht rezultat i industrisë njerëzore ose veprimeve të mikrobeve që lulëzojnë në mjedise pa oksigjen. Sara Seager, shkencëtare që studion atmosferat ekzoplanete, tha se “nuk po pretendojmë se kemi gjetur jetë në Venus”. xh.d/abcnews.al