Astronautja e parë kineze përfundon shëtitjen në hapësirë

schedule08:54 - 8 Nëntor, 2021

schedule 08:54 - 8 Nëntor, 2021

Wang Yaping është bërë gruaja e parë kineze që kryen një shëtitje në hapësirë ​​si pjesë e një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor të vendit.

Tre anëtarët e ekuipazhit komandanti Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu mbërritën në stacionin hapësinor Tianhe disa orë pas nisjes më 15 tetor. Agjencia e Hapësirës Kineze njoftoi për shëtitjen në hapësirë ​​në një deklaratë të premten (5 nëntor). Në atë kohë, agjencia nuk dha informacion mbi kohën ose objektivat e sakta të ecjes në hapësirë, as se cilët ishin anëtarët e ekuipazhit.

Të dielën, CMSA njoftoi se shëtitja hapësinore ishte duke u zhvilluar dhe ajo po kryhej nga astonautët Zhai Zhifang, komandanti i misionit Shenzhou 13 dhe Wang Yaping, astronautja e dytë femër e vendit që fluturoi në hapësirë. Wang tani është e para femër kineze në hapësirë. Ecja e tyre në hapësirë ​​pritej të zgjaste gjashtë orë.

Wang, 41 vjeç dhe Zhai, 55 vjeç, kishin udhëtuar të dy në stacionet hapësinore eksperimentale të Kinës tashmë të pensionuar dhe Zhai kreu ecjen e parë hapësinore të Kinës 13 vjet më parë.

Moduli Tianhe i stacionit do të lidhet vitin e ardhshëm me dy seksione të tjera të quajtura Mengtian dhe Wentian. Stacioni i përfunduar do të peshojë rreth 66 tonë, shumë më i vogël se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i cili nisi modulin e tij të parë në 1998 dhe peshon rreth 450 ton, raporton AP.