Muaj shkurt do të jetë shumë i mirë për dy nga shenjat e Horoskopit. Astrologu Jorgo Pulla pasi ka bërë parashikimi mujor në “ABC e Mëngjesit” ka treguar se për cilat bëhet fjalë.
LEXO EDHE: Paraja, dashuria dhe puna, astrologu Jorgo Pulla: Si do të jetë ky muaj për 12 shenjat e Horoskopit
“Muajin më të suksesshëm Binjakët dhe Akrepët e 10-ditëshit të tretë. Kanë mundësi më të shumta”, tha ai.
Ndërsa muajin më të dobët sipas astrologut do ta kenë Ujorët dhe Virgjëreshat.
“Ujorët se duhet të mbyllin një herë e mirë disa probleme më datën 20, 22 dhe 23 se kanë pasur shumë probleme. Gjithashtu Virgjëresha duhet kujdes me disa çështje. Se këto shenja do të kenë probleme me çështjet ekonomike”, theksoi Pulla./abcnews.al