Astrofizikanti Rees: Telefonat inteligjentë janë “kuti të zeza”, po largojnë të rinjtë nga shkenca

schedule10:45 - 7 Qershor, 2020

schedule 10:45 - 7 Qershor, 2020

Pajisjet moderne, siç janë telefonat dhe tabletat, janë “kuti të zeza mashtruese”, të cilat ua bëjnë më të vështirë të rinjve të mësojnë për shkencën, pretendon astrofizikanti Lord Martin Rees.

Rees thotë se shumë fëmijë tani kanë qasje në tableta dhe smartphone, përpara se të mësojnë se të ecin dhe të flasin, dhe teknologjia përdoret rregullisht në shkolla për të ndihmuar mësimin, shkruan “Daily Mail”.

Sipas tij, të rinjtë e kanë humbur entuziazmin e tyre për shkencën në kohën kur ata mbushin moshën e shkollës së mesme. “Unë mendoj se në mënyrë paradoksale mjediset tona të teknologjisë së lartë mund të jenë në të vërtetë një pengesë për të mbajtur entuziazëm të dobishëm në shkencë,” tha Lord Rees.

Ndonëse thekson se është mirë të thuash që teknologjia, kompjuterët ofrojnë përfitime të mëdha për brezin e ri, sipas tij, jo gjithmonë i ndihmojnë njerëzit të mësojnë për shkencën.

Rees thotë se epoka e eksperimentimit, i ndihmoi njerëzit të mësonin se si gjërat funksiononin me të vërtetë. “Pra, sofistikimi ekstrem i teknologjisë moderne dhe i mrekullueshëm edhe pse kanë përfitime, është një pengesë për t’i angazhuar të rinjtë në mënyrë që të mësojnë se si funksionojnë gjërat.“, thekson Rees. /abcnews.al