Astrit Patozi: Jemi një shtet prej kartoni, Reforma Zgjedhore e domosdoshme

schedule18:04 - 21 Maj, 2020

schedule 18:04 - 21 Maj, 2020

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi nga studio e Abc News është shprehur se mbyllja e reformës zgjedhore është një çështje që nuk mund të krahasohet me shembjen e godinës së Teatrit.

Patozi ndër të tjera ka theksuar se Partia Demokratike do të rikthehet në tryezën e reformës, pasi problemi në vendin tonë nuk është shembja e godinës së Teatrit, por është rënia e të gjithë institucioneve shtetëroe.

Nuk ka vend më të mirë dhe të domosdoshëm që palët të negociojnë dhe të nxjerrin një produkt, ky është një produkt i PD dhe nuk di çfarë të komentoj, presidneti ka bërë detyrën e vet dhe unë mendoj se pas disa ditësh PD do rikthehet në tryezë patjetër. Opozita sado e lënduar të jetë nuk mund ta valarizojë me të njëjtën peshë reformën zgjedhore me prishjen e Teatrit. Unë them se i ka rënë ngrehina e shtetit ligjor, dhe ne sot jemi një shtet prej kartoni që prodhon korrupsion galopant, varfëri detyra e opozitës është që ndryshimin ta fillojë ndryshimin nga zgjedhjet. Godinat nuk janë asgjë para institucuioneve, rënia e teatrit nuk është asgjë para asaj që ne nuk kemi parlament nuk kemi gjykata nuk kemi asgjë. Kjo është një situatë shumë më e rëndë sesa shembja e një godine sado e rëndësishme mund të jetë ajo”, është shprehur Patozi.

Ndër të tjera Patozi e ka cilësuar thelbësore ndërhyrjen e ambasadës së SHBA-së në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij kjo është hera e parë që ndodh që faktori ndërkombëtar thekson se ka nevojë për ndërhyrje pasi ai gjithmonë ka qëndruar i tërhequr.

“Ndërhyrja e SHBA-së në sistem është lajmi më i mirë në 12 vjet pasi për herë të parë aleati më strategjik që ka shqipëria ka sugjeruar që ne të dalim nga ky sistem dhe të adoptojmë një tjetër sistem të përshtatshëm është hera e parë që ndodh pasi kanë qenë shumë të tërhequr. Por mesa duket kanë një koshiencë të qartë dhe nga ndërkombëtaret se sistemi që ne kemi në fuqi ka rritur autokracinë duke i dhënë pushtet vetëm një grupi njerëzisht dhe nuk ka garantuar stabilitetin. Stabiliteti bëhej më i madh. Stabiliteti është në pikën e vet më të ulët, Shqipëria ka pjesën më të madhe të opozitës jashtë institucioneve dhe më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Ndërkombëtarët kanë rënë dakord se sistemi jonë ka nevojë për ndërhyrje kirugjikale”, është shprehur kreu i BD.

Gjithashtu Patozi ka theksuar se Bindjes Demokratike i intereson që të vij ndryshimi jo të vijmë në pushtet. Nëse Shqipëria ndryshon për mirë dhe shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin atëherë ato mund të kenë mundësi që të votojnë./abcnews.al