AstraZeneca u pezullua në shumë vende, mjeku: Fenomeni i trombozës nuk erdhi nga vaksina

schedule19:43 - 17 Mars, 2021

schedule 19:43 - 17 Mars, 2021

Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi  foli në “Radari Informativ” në “ABC” për situatën epidemiologjike në këtë shtet si edhe pezullimin e procesit të vaksinës me AstraZeneca.

Ai u shpreh se Gjermania ka vendosur pezullimin deri në 15 mars të vaksinës AstraZeneca, ndërsa theksoi se fenomeni i trombozës nuk është një fenomen që e solli vaksina.

“Procesi i vaksinimit në Gjermani ka ndaluar deri në 15 mars si pasojë e një vendimi nga Instituti Federal i Gjermanisë që është përgjegjës për vaksinat. Ndërkohë në 1,6 milion të vaksinuar në Gjermani me AstraZeneca janë evidentuar 7 raste, ku 6 prej tyre kanë pasur një trombozë, ndërsa një rast hemorragji në kokë dhe nga këto 7 raste, 3 kanë gjetur vdekjen. Fenomeni i trombozës nuk është një fenomen që e solli vaksina”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai tha për gazetaren Jonida Shehu se vendimi për pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca hasi shumë kundërshtime për shkak se u kërkua një ekspertizë për pacientët që humbën jetën.

“Vendimi i pezullimit të AstraZeneca pati shumë kundërshtime sepse u kërkua një ekspertizë për rastet në fjalë, por vaksinimi të mos ndalohej. Raporti i ekspertëve gjerman këshilluan pezullimin për shkak të një procesi të sigurisë për të shmangur vaksinimin. Në Gjermani deri sa të dalë vendimi i EMA do të vijojë vaksinimi me Pfizer” , shtoi më tej mjeku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!