AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

schedule07:35 - 8 Maj, 2024

schedule 07:35 - 8 Maj, 2024

AstraZeneca njofton se ka nisur një tërheqje globale të vaksinës së saj Covid-19. Kompania farmaceutike tha se do të tërheqë autorizimet e marketingut për Vaxzevria në Evropë, duke e justifikuar veprimin e saj për shkak të “tepricës së vaksinave të përditësuara në dispozicion” që nga pandemia.

“Meqenëse vaksinat e shumëfishta, variante të COVID-19 janë zhvilluar që atëherë, ka një tepricë të vaksinave të përditësuara të disponueshme,” tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevria, e cila nuk po prodhohet ose nuk po furnizohet më.

Aplikimi i firmës për tërheqjen e vaksinës u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj. Kompania fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë procedurave ligjore në Londër se vaksina e saj kundër Covid mund të shkaktojë trombozë si një efekt anësor i rrallë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!