AstraZeneca hedh poshtë akuzat: Vaksina nuk shkakton mpiksje gjaku

schedule15:33 - 12 Mars, 2021

schedule 15:33 - 12 Mars, 2021

Në një deklaratë, AstraZeneca ka theksuar se vaksina e saj kundër Covid-19 nuk shkakton mpiksje gjaku.

Gjiganti farmaceutik tha të premten se në analizën e kompanisë rreth sigurisë, Oxford-AstraZeneca nuk shkakton mpiksje gjaku dhe se vdekja e një pacienti pas injektimit të vaksinës nuk ka lidhje me efektet anësore.

“Një analizë  e të dhënave tona të sigurisë nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare në ndonjë grup moshë të caktuar ose gjini nga vaksina,” thuhej në deklaratë.

Rumania dhe Bullgaria ndoqën të njëjtën rrugë si Danimarka, Islanda Norvegjia  dhe Tajlanda në pezullimin e përdorimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca deri në përfundimin  e hetimeve  në lidhje me sigurinë e vaksinës.

AstraZeneca tha se do të mbështesë plotësisht çdo hetim të vazhdueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!