Aston Villa po vazhdon kërkimet për të transferuar lojtarë që bëjnë diferencën në skuadër gjatë kësaj merkato dhe prioriteti i tyre duket se është mesfushori i Barcelonës, Philip Coutinho.
Ylli i katalanazve dëshiron të kthehet në Premier League, aty ku shkëlqeu vitë më parë me skuadrën e Liverpool.
Aston Villa kërkon një marrëveshje huazimi nga Barça për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit, minimumi deri në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto raportohet se skuadrat janë afër arritjes së një akordi, dhe mund të kemi një ribashkim të Gerrard dhe Coutinhos, të cilët kanë luajtur së bashku te skuadra e “The Reds”, ndërsa tani do të jenë në role të ndryshme.
Coutinho muy cerca de volver a la Premier, Barça y Aston Villa negocian una cesión hasta junio. Confirmado lo que salió en estos minutos. Sí, puede concretizarse pronto.
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) January 5, 2022
/f.a/abcnews.al