Pas Liverpoolit, Aston Villa dëshironFederico Chiesa të Juventusit, sipas mediave italiane.
Sulmuesi 25-vjeçar italian i ka lënë përshtypje të mirë trajnerit të skuadrës angleze, Unai Emery, i cili e dëshiron atë në listën e tij.
Chiesa luan për Juventusin që nga viti 2020 duke shënuar 22 gola dhe 20 asistime në 94 ndeshje. Në sezonin e përfunduar ai shënoi katër gola dhe ndau gjashtë asistime në 33 paraqitje.
Me kombëtaren italiane, ai bëri debutimin e tij në vitin 2018 dhe që atëherë ka shënuar katër gola në 41 ndeshje.
Për të njëjtin futbollist është interesuar edhe Liverpool. /G.D abcnews.al/