Aston Martin i James Bond rikthehet në treg për 3.5 milion dollarë

schedule15:54 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:54 - 19 Shtator, 2020

Aston Martin DB5 është një makinë që famën e saj e ka të ndërthurur me atë të super spiunit britanik James Bond. Tashmë, DB5 do të vijë si një makinë krejtësisht e re 55 vite më vonë pas prezantimit të saj për herë të parë. Makina vjen me një çmim prej 3.5 milion dollarësh.

E ndërtuar në bashkëpunim me prodhuesit e filmave Bond EON Productions, makina e re përmban një përzgjedhje të pajisjeve të njohura nga filmi klasik i James Bond, Goldfinger, dhe disa prej tyre funksionojnë me të vërtetë, shkruan abcnews.al.

auto aston

Këto karakteristika përfshijnë një sistem të simuluar të shpërndarjes së vajit apo mburojë e pasme rezistente ndaj plumbave. DB5 ka një motor me gjashtë cilindra 4.0 litërsh dhe që arrin deri në 290 kuajfuqi. Motori është i bashkuar me një transmision manual ZF me pesë shpejtësi që dërgon fuqinë në rrotat e pasme.

Marek Reichman, drejtuesi i zyrës së dizajnit në Aston Martin Lagonda tha se: “DB5 është pa diskutim makina më e famshme në botë për shkak të bashkëpunimit 50 vjeçar me James Bond. Kjo është DB5 e parë e re që kemi ndërtuar në më shumë se gjysmë shekulli, me të vërtetë është një privilegj dhe përgjegjësi, të përfshihesh në krijimin e këtij modeli të ri.” xh.d/abcnews.al

auto aston

auto aston