Astma, mjekja: Ndotja rrit përhapjen me 50% çdo dekadë

schedule15:55 - 3 Maj, 2022

schedule 15:55 - 3 Maj, 2022

Ndotja e mjedisit, ekspozimi ndaj tymrave, poleneve, kimikateve në vendet e punës, ndryshimi i stilit të jetesës kanë bërë që prevalenca e astmës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë të rritet me 50% çdo dekadë. Mjekja alergologe imunologe në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë, Aurora Skënderi tregon se si këta faktorë ndikojnë në bronke.

 “Ekspozimi ndaj këtyre faktorëve në mënyrë të vazhdueshme tek asmat estrenseke, bën të mundur që të ndryshojë ose rimodelojë lumin inbronker, duke ngushtuar hapësirën dhe duke prodhuar sekrecione. Këto ndryshime çojnë dhe në shfaqjen e shqetësimeve tek pacientët, si kolla kryesisht e thatë, ose e e shoqëruar me sekrecione transparente, vështirësia në frymëmarrje tek pacientët asmatikë. Vështirësia qëndron më tepër jo në mos mbushjes me frymë por gjatë nxjerrjes së frymës”, ka thënë mjekja.

Për të mësuar nëse dëmtimi i bronkeve është i rikuperueshëm dhe për trajtimin që duhet ndjekur, në ditën botërore të astmës, alergologia imunologe në Spitalin Amerikan 1 Aurora Skënderi këshillon kryerjen e spirometrisë, një ekzaminim i thjeshtë që merr pak kohë.

“Është një provë shumë e thjeshtë dhe kërkon bashkëpunimin e pacientit duke marrë frymë fillimisht të qeta pastaj më të shpeshta për të vlerësuar kapacitenin e mushkrisë dhe më vonë për të vendosur terapinë me spraj ose steroid’, ka thënë ndër të tjera mjekja.

Astma bronkiale prek si të rriturit dhe fëmijët. Madje tek të vegjlit përbën grupin kryesor të sëmundjeve kronike. Ajo është një sëmundje me impakt të lartë në shëndetin publik pasi shoqërohet me humbje të rendimentit në punë dhe kosto të lartë financiare të terapisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!