Asteroidi gjigant kalon nesër mes Tokës dhe Hënës, NASA jep detaje

schedule22:33 - 9 Prill, 2021

schedule 22:33 - 9 Prill, 2021

Një asteroid tre herë më i madh se një autobus do të kalojë mes Tokës dhe Hënës nesër të shtunën në një distancë prej 159,000 milje, bën të ditur  NASA.

Asteroidi u emërua 2021 GT3 dhe do të kalojë nga Toka më 10 prill, ndërsa pozicioni i tij më i afërt me planetin do të jetë në orën 22:30. Sipas NASA, asteroidi nuk është një kërcënim i menjëhershëm për jetën në Tokë, pasi do të jetë shumë larg për t’u përplasur me planetin.

Në fakt, asteroidi do të kalojë midis Tokës dhe Hënës me 54,000 milje në orë, ndërsa do të jetë shumë i dobët për t’u parë nga kushdo. Sidoqoftë do të jetë e dukshme nga teleskopët më të mëdhenj profesionistë. Ky asteroid u identifikua për herë të parë në 6 prill. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!