Bashar Al Assad presidenti i rrëzuar Sirian ka dërguar drejt Moskës rreth 250 milionë dollarë përgjatë viteve 2018 dhe 2019 duke theksuar kështu lidhjet e tij të forta me Rusinë përgjatë luftës Civile në Siri.
Sipas një raporti të Financial Times, të dhënat tregojnë se Banka Qendrore Siriane lehtësoi fluturimet e Aeroplanëve që transportonin gati dy ton para në aeroportin Vnukovo në Moskë. Paratë u depozituan në Bankën e Korporatës Financiare Ruse ,një huadhënës i kontrolluar nga Rosoboronexport, kompania shtetërore e eksportit të armëve. Ky transferim, i kryer si në dollarë amerikanë ashtu edhe në euro, nënvizon mbështetjen e qeverisë së Assadit nga Rusia në mes të sanksioneve gjymtuese dhe mungesës së madhe të valutës së huaj në Siri.
Dërgesat e parave të gatshme midis Damaskut dhe Moskës ishin veçanërisht të dukshme midis marsit 2018 dhe shtatorit 2019, pas përpjekjeve ruse për të zmbrapsur kryengritësit nga Damasku. Ne te njejten Kohe sanksionet perendimore ndaj Damaskut ishin intensifikuar.
Të dhënat, sipas Financial Times, zbulojnë se regjimi i Assad-it kreu fluturime të shumta duke transportuar sasi të konsiderueshme parash në Rusi. Për shembull, në 13 maj 2019, një aeroplan me 10 milionë dollarë në kartëmonedha 100 dollarë mbërriti në Moskë. Në shkurt te vitit 2019, Banka Qendrore Siriane dergoi me rreth 20 milionë euro në kartëmonedha 500 euro. Në total ka pasur 21 fluturime nga marsi 2018 deri në shtator 2019 që mbanin një vlerë të deklaruar prej mbi 250 milion dollar sipas Raporteve te Financial Times. Raportet nga SHBA tregojnë se regjimi i presidentit të rrëzuar sirian Assad ka përfituar gjithashtu nga trafiku ndërkombëtar i drogës, duke përfshirë Captagonin, dhe operacionet e kontrabandës së karburanteve.
Ndërsa institucionet financiare siriane kërkuan strehim në Rusi, Irani u shfaq gjithashtu si një aleat vendimtar, duke krijuar mekanizma për të siguruar valutë të fortë për qeverinë e rrethuar të Asadit. Figura kyçe brenda rrethit të brendshëm të Assadit kanë marrë role të rëndësishme në kompanitë e lidhura me këto operacione.