Aspirina mund të zvogëlojë me 20% rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer

schedule15:19 - 5 Korrik, 2021

schedule 15:19 - 5 Korrik, 2021

Një studim i ri tregon se aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës me 20%.

Mjekët në Universitetin Britanik të Cardiffit kryen një përmbledhje të studimeve të mëparshme vëzhguese mbi pacientët me 18 lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës me 250,000 pacientë dhe zbuluan se konsumimi i aspirinës uli vdekjet me 20%.

Studimi është botuar sot në hyrjen e revistës së njohur “Cancer medical science”.

Studiuesit thanë se pacientët me kancer duhet të inkurajohen të ngrenë çështjen e konsumimit të aspirinës me mjekët e tyre.

Udhëheqësi i studimit Profesor Peter Elwood, i cili ka studiuar efektet e aspirinës për më shumë se 50 vjet, tha: “Hulumtimi ynë tregon se jo vetëm që aspirina ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes, por gjithashtu zvogëlon përhapjen e kancerit brenda trupit, e ashtuquajtura përhapje metastatike”.

Shkencëtarët thanë se përfitimet nga konsumimi i aspirinës nuk janë të kufizuara në një lloj kanceri, pasi kryen kërkime në 118 studime për të pohuar rezultatet e tyre, të cilat përfshinin 250,000 që vuanin nga 18 lloje të ndryshme të kancerit. l.k /abcnews.al