Asociacioni i komunave serbe/Jakaj: Osmani e tha qartë, duhet një akt nga qeveria që të dërgohet në Kushtetuese

schedule16:24 - 11 Korrik, 2024

schedule 16:24 - 11 Korrik, 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur mbi procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ajo ka thënë se duhet të ketë një akt nga ana e qeverisë që e miraton dokumentin e më pas i njëjti të dërgohet nga ajo në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Ballkan Update” këtë të enjte. Në një lidhje me Skype nga Prishtina, Naim Jakaj nga Instituti i Kosoves per Drejtesi, ka deklaruar se Osmani po kërkon që procedurat për krijimin e një asociacioni të ndiqen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Ai ka theksuar se presidentja nuk mund të veprojë e pavarur në këtë kontekst dhe si pasojë, përgjegjësia për draft statutin është e kryeministrit Albin Kurti.

“Siç u tha dhe më herët, presidentja Vjosa Osmani bëri të qartë dje dhe e bëri më të dukshme këtë pjesë për krijimin e komunave me shumicë serbe, është e nevojshme që qeveria të miratojë një akt nënligjor që më pas do të dërgohet në gykatën kushtetuese për gjykim. Kjo do të thotë që presidentja po kërkon që procedurat për krijimin e një asociacioni të ndiqen në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Pra, që të ketë një qartësi duke u siguruar që akti t’i kalojë të gjitha hapat ligjore të duhura.

Por pavarësisht, se presidentja mund të bëjë kërkesa, siç u fol nuk ka kompetenca direkte për të nisur procesin ose për të ndikuar që të krijohet asociacioni në gjykatën kushtetuese. Pra, presidentja nuk mund të veprojë e pavarur dhe në këtë kontekst mund të kërkojë që procedurat duhet ndjekur në mënyrë ligjore. Ajo kërkoi dy gjëra, njëra që marrëveshja në shkurt të vitit 2023 të zbatohet në mënyrë të dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në anën tjetër kur nuk ka zbatim të saj të shkohet me versionin e njëjtë si në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës”, u shpreh Jakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!