Fatmirësisht në orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 8 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1 895 testime janë konfirmuar të infektuar 8 person duke e çuar në 314 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid.
Ndërkohë në Kosovë deri më tani janë vaksinuar me dy doza 775.162 persona. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.
Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.