Në Maqedoninë e Veriut duket se shifrat e të infektuarve ditorë me Covid vijon të jetë mbi 100 persona.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 2 216 testime të kryera janë konfirmuar të infektuar me Covid 185 raste të reja.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 28 janë riinfektime dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.
Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar nga Covid 124 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 308.152, numri i të shëruarve 297.724, numri i të vdekurve 9.256, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.172./abcnews.al