Asnjë viktimë, konfirmohen të infektuar me Covid 29 raste të reja në Maqedoni

schedule15:36 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:36 - 15 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 29 raste të reja nga 2 887 testime që janë kryer dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Në Shkup 9, Kërçovë-5, nga 4 në Kumanovë dhe Tetovë, nga 2 në Prilep dhe Ohër dhe nga 1 në Shtip dhe Strumicë.

Në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 34 pacientë duke e çuar në 149 676 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfimruar të infektuar me Covid 155.568 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 5 472 qytetarë. /abcnews.al